Hamza takon ambasadorin gjerman: Kosova ka nevojë ta rikthejë stabilitetin, besimin dhe perspektivën zhvillimore

22 maj 2026 | 15:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin tha se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për procesin zgjedhor të 7 qershorit.

Hamza ka thënë se në takim ka shprehur shqetësimin për sfidat me të cilat po përballen qytetarët si pasojë e krizave të vazhdueshme dhe stagnimit ekonomik, si dhe për nevojën që Kosova të rikthejë stabilitetin, besimin dhe perspektivën zhvillimore.

“Rikonfirmova angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhje të lira dhe demokratike. E falënderova ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në proceset shtetformuese”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona po intensifikon përpjekjet për transferimin e Julian Alvarez, me…