Bersant Celina do të mbetet tek AIK-u

22 maj 2026 | 16:02

Bersant Celina pritet të mbetet te skuadra elitare e Suedisë, AIK.

Ai ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë me klubin, por ende nuk e ka vazhduar kontratën e cila i skadon pas afro dy muajsh.

Celina me AIK-un do të luajnë në udhëtim te Hammarby të dielën nga ora 14:00, në ndeshjen e xhiros së nëntë.

AIK-u është i 10-ti me nëntë pikë pas tetë ndeshjeve.

“Kam përgjegjësi. Jam lojtar me eksperiencë dhe dua ta ndihmoj ekipin. Unë kam qenë i qartë me AIK-un, të gjithë e dinë çfarë ndiej për këtë klub. Shpresoj që të qëndrojë”, ka deklaruar 29-vjeçari Celina.

Mesfushori me tipare sulmuese iu bashkua AIK-ut në formë huazimi nga Dijoni në verën e vitit 2023, ndërsa gjashtë muaj më vonë u transferua plotësisht.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka…