Sorensen takohet me Brnabiq, diskutohet “rëndësia e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut”

23 maj 2026 | 20:22

Emisari Special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorense, është takuar me kryeparlamentaren serbe, Ana Brnabiq.
Sorensen, takimin me Brnabiq e ka vlerësuar si ‘’shkëmbim konstruktiv’’, ku është diskutuar për rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut.

‘’Shkëmbim konstruktiv me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabić, për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin me Kosovën. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut dhe përfshirjen e saj në diskutimet e mëparshme për normalizimin ekonomik’’, ka shkruar Sorensen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se…