Frenkie de Jong: Nuk do të largohem nga Barcelona
Mesfushori i FC Barcelona, Frenkie de Jong, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një largim të mundshëm gjatë merkatos së verës, duke konfirmuar se dëshira e tij është të vazhdojë te klubi katalanas.
Pas humbjes 3-1 ndaj Valencia CF në xhiron e fundit të sezonit në La Liga, mesfushori holandez u shpreh qartë para mediave: “Nuk do të largohem nga Barcelona këtë verë.
Asnjëherë nuk e kam menduar largimin”.
Deklarata e De Jong vjen në një moment kur emri i tij është lidhur vazhdimisht me klube të mëdha evropiane, por duket se 29-vjeçari është i vendosur të vazhdojë projektin me Barcelonën.
Holandezi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës këtë sezon, duke kontribuar në mesfushë me qetësi, kreativitet dhe eksperiencë, ndërsa trajneri Hansi Flick e konsideron atë pjesë kyçe të projektit për sezonin e ardhshëm.



