Daut Haradinaj nga Pobërgja: Mes burrash të zotë e patriotësh të vërtetë

24 maj 2026 | 23:05

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka ndarë momente nga një tubim në Pobërgjë, ku tha se odat shqiptare kanë pasur gjithmonë rol të rëndësishëm në kohët më të vështira për vendin.

Haradinaj nga tubimi në odën e Ali Hadergjonajt, u shpreh se odat kanë qenë vendi ku janë marrë vendime dhe janë dhënë këshillat më të mira për çështjet kombëtare, duke theksuar se edhe sot ato mbeten hapësira ku nisin lëvizje të rëndësishme.

“Odat tona kanë zëvendësuar kuvendet kur kohërat nuk ishin të lehta, kur përpjekjet e mëdha kombëtare duhej të kishin një adresë. Pa e humbur kurrë peshën e tyre, edhe sot nëpër këto oda marrim këshillat më të mira dhe nisin lëvizjet më të rëndësishme. Sonte, në Pobërgjë, në odën e Ali Hadergjonajt, mes miqsh e dashamirësh, burrash të zotë të këtij vendi, që nuk reshtën së qeni besnikë e patriotë të vërtetë. Është nder të bashkudhëtojmë në çdo kohë. Faleminderit nga zemra”, shkruan ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, dhe Uran Ismaili,…