Milan dhe Juventusi për herë të parë së bashku jashtë Ligës së Kampionëve

25 maj 2026 | 10:43

Një epokë merr fund për dy gjigantët italianë. Për herë të parë që nga edicioni 1991/92, kur gara elitare evropiane mori formatin dhe emrin e Liga e Kampionëve , as Milan dhe as Juventus nuk do të jenë pjesë e kompeticionit më prestigjioz në Evropë sezonin e ardhshëm.

Që nga ai edicion historik, të paktën njëra nga këto dy skuadra kishte qenë gjithmonë prezente në Ligën e Kampionëve , duke mbajtur gjallë dominimin dhe traditën italiane në arenën evropiane. Por sezoni 2025/26 rezultoi katastrofal për të dy klubet.

Milani e mbylli kampionatin me humbje 1-2 ndaj Cagliarit në “San Siro”, duke mbetur jashtë top katërshes, ndërsa Juventusi dështoi ta fitojë derbin me Torinon, duke barazuar 2-2 në një ndeshje dramatike, por edhe ashtu fitorja e Comos, e linte jashtë Juventusin nga kjo garë.

Kuqezinjtë e mbyllën sezonin në vendin e pestë, ndërsa bardhezinjtë në të gjashtin, dhe të dyja skuadrat do të detyrohen të luajnë vetëm në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Për klube me histori të jashtëzakonshme evropiane si Milani dhe Juventusi, ky konsiderohet një nga sezonet më të errëta të dekadave të fundit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhensila Myrtezaj së fundmi ka qenë prezente në ballon e…