Zhegrova në listën e përforcimeve te Fenerbahçe

25 maj 2026 | 12:13

Krahas Vedat Muriqit e Albian Hajdarit, te skuadra e Fenerbahçes po synojnë transferimin edhe të një futbollisti tjetër të Kombëtares së Kosovës.

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, i cili është pjesë e Juventusit dhe pritet që këtë verë të largohet nga skuadra e Fenerbahçes.

Zhegrova është në listën e kandidatit presidencial të Fenerbahçes, Aziz Yildirim, i cili ka premtuar përforcime të mëdha nëse merr postin e presidentit në zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor.

Megjithatë, Fenerbahçe do të ketë konkurrencë të fortë për Zhegrovën, i cili po kërkohet edhe nga dy skuadrat tjera të Turqisë, Trabzonspori e Beshiktashi.

Zhegrova ka kontratë deri në vitin 2030 me Juventusin, ekip që ende nuk ka marrë një vendim të prerë për të ardhmen e 27-vjeçarit.

Ai verën e shkuar u transferua te Juventusi nga Lille, duke e mbyllur sezonin me 27 paraqitje në të gjitha garat apo 525 minuta lojë në total.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka thënë se është arritur njëfarë përparimi në bisedimet…