Mushkolaj: Asnjë rrugë kryesore s’u krye gjatë mandatit të Kurtit, askush nuk i ka penguar me punuar
Analisti Imer Mushkolaj, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke kujtuar se për rreth pesë vjet nuk është përfunduar asnjë nga projektet kryesore rrugore në Kosovë.
Mushkolaj ka përmendur disa akse të rëndësishme rrugore, përfshirë rrugën Prishtinë-Pejë, atë për Podujevë, Gjakovë dhe Mitrovicë, ku asnjëra prej tyre nuk është finalizuar gjatë qeverisjes aktuale.
Ai ka veçuar edhe autostradën Prishtinë-Gjilan, për të cilën kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se do të hapej deri në fund të vitit 2023.
“Gjatë qeverisjes së Albin Kurtit nuk është përfunduar asnjë nga rrugët kryesore në Kosovë: as Prishtinë-Pejë, as për Podujevë, as për Gjakovë, as për Mitrovicë… As autostrada për Gjilan e cila, sipas Kurtit, do të duhej të kryhej në fund të vitit 2023. Kërkush nuk i ka pengu me punu. Pare kanë pasë. Një arsye e fortë mos me e shpërblyer me votë mospunën, keqmenaxhimin, arrogancën”, ka shkruar Mushkolaj në “Facebook”.



