Modriqi do të largohet nga Milani

26 maj 2026 | 14:00

Kroati Luka Modriq do të largohet nga skuadra e Milanit pas vetëm një sezoni në Serie A të Italisë.

Bëhet e ditur se Modriq ka marrë vendim për të mos rinovuar kontratën me Milanin, e cila deri javën e shkuar dukej si një formalitet.

Dështimi i Milanit për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ka bërë që Modriq ta njoftojë klubin për vendimin e tij.

40-vjeçari tashmë po shqyrton ofertat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite për të vazhduar karrierën, por në opsionin mbetet edhe rikthimi te skuadra e Real Madridit.

Modriq iu bashkua Milanit verën e shkuar si lojtar i lirë dhe në sezonin e tij të parë në Itali, ai regjistroi 34 paraqitje kampionale, duke shënuar 2 gola dhe bërë 3 asistime.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e re e mesfushorit kroat, i cili do të vendos pas përfundimit të Kupës së Botës që nis muajin tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie,…