Kurti uron festën e Kurban Bajramit

27 maj 2026 | 08:02

“Gëzuar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë, qytetarëve tanë, shqiptarëve kudo!”, ka uruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka theksuar se le të udhëhiqemi çdo ditë nga dashamirësia dhe zemërgjerësia, solidariteti dhe respekti, duke synuar më të mirën për tjetrin dhe shoqërinë.

“T’i ndajmë të mirat me miq, fqinjët e nevojtarët, si mirënjohje për bekimet që gëzojmë dhe ushtrim për sakrificën si virtyt i lartë njerëzor. Paçim gjithmonë mirësi, begati e mbarësi”, ka uruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës u ka uruar të gjithë…