Ndarja e 2 milionëve për biletat e aeroplanit, Shala: Opozita duhet t’i bojkotojë zgjedhjet
Ndarja e 2 milionë eurove nga Qeveria në detyrë e Kosovës, për pagesën e biletave të avionëve në destinacionet që i shërbejnë mërgatës, ka nxitur një reagim të madh në opinionin publik.
Kjo temë është diskutuar sot në edicionin më të ri të “Kosova Today”.
Analisti Azdren Shala, ka ftuar partitë opozitare që t’i bojkotojnë zgjedhjet sepse sipas tij tashmë gara është e pabarabartë.
“Duhet me i shku deri në fund kësaj pune. Bojkotimi i zgjedhjeve ishte dashtë me qenë hapi i parë sot, duke nisur nga PDK-ja, AAK-ja, LDK-ja, PSD-ja e kushdo që është në garë. Tjetra, duhet të bëhemi bashkë dhe të nisim protestat, pastaj këtë krim ekonomik me adresu në instancat ndërkombëtare”, ka thënë Shala në “Klan Kosova”.
Shala ka thënë se këtu po shkelet demokracia me të dyja këmbët.



