Xhavit Haliti: Për 6 vjet Kurti nuk përfundoi asnjë projekt kapital

28 maj 2026 | 09:00

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 14, Xhavit Haliti, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se për gjashtë vjet nuk është përfunduar asnjë projekt kapital në vend.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haliti tha se Kurti e ka gjetur Kosovën “pa asnjë ushtar serb, pa asnjë taksë serbe, pa pendrekë serbë e pa dhunë të pushtetit serb”, duke shtuar se vendi ishte në kushte të vendosjes së demokracisë së mirëfilltë.

Ai akuzoi Qeverinë për mungesë të rezultateve konkrete gjatë mandatit, duke theksuar se qytetarët nuk kanë parë realizim të projekteve madhore.

“Dhe çfarë bëri për 6 vjet? S’e përfundoi asnjë projekt kapital”, ka shkruar Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka…