Ambasada e ShBA-së pas vizitës së kongresistëve në Kosovë: Takimet ofruan njohuri të drejtpërdrejta mbi dinamikat aktuale
28 maj 2026
| 12:29
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, ka shkruar për vizitën që kongresistët Keith Self dheSuhas Subramanyam, kanë zhvilluar në Kosovë, ku edhe kanë takuar liderët vendorë.
Ambasada amerikane, takimet e kongresistëve i kanë cilësuar si produktive, të cilat sipas saj kanë ofruar njohur të vlefshme të drejtpërdrejta mbi dinamikat aktuale.
“Delegacioni i Kongresit të ShBA-së, i udhëhequr nga rep. Keith Self dhe rep. Suhas Subramanyam, përfundoi vizitën e tij në Kosovë pas një sërë takimesh produktive që ofruan njohuri të vlefshme të drejtpërdrejta mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe theksuan rëndësinë e një partneriteti konstruktiv ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.



