KQZ-ja shpjegon votimin me postë: Zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare më së largu deri më 6 qershor

28 maj 2026 | 12:32

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë me udhëzime rreth procesit të votimit përmes postës.

KQZ-ja ka treguar hapat që duhet t’i ndërmarrin votuesit me poshtë.

“Zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare të vendit përkatës me se largu deri më 6 qershor 2026”,  ka njoftuar KQZ-ja.

KQZ-ja ka bashkangjitur edhe broshurën e kandidatëve dhe listën e adresave.

Si të votoni përmes postës?

Plotësoni fletëvotimin, vendoseni në zarfin e fshehtësisë;

zarfin e fshehtësisë me fletëvotimin brenda dhe dëftesën e regjistrimit vendoseni në zarfin kthyes;

mbi zarfin kthyes, shënoni adresën e kutisë postare;

vendoseni pullën postare (nëse aplikohet në shtetin ku jetoni) dhe dërgojeni zarfin në postë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë,…