Xhandarmëria do të bëhet me ligj nga legjislatura e ardhshme, Kurti: Grupi punues po analizon të gjitha aspektet

28 maj 2026 | 12:39

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference për medie është deklaruar lidhur me themelimin e xhandarmërisë.

Kurti ka thënë se e njëjta do themelohet në përputhje me sistemin Kushtetues, specifikat dhe rrethanat e Kosovës.

Më tutje, ai ka thënë se xhandarmëria do të ketë mandat për sigurimin e vijës kufitare si asaj tokësore, ujore e ajrore, në tërë territorin e Kosovës, si dhe, parandalimin e dhe luftimin e të gjitha llojeve të kontrabandës.

“Xhandarmeria do ketë mandat të qartë, sigurimi i vijës kufitare tokësore, ujore dhe ajrore, në tërë në territorin e Kosovës. Operacione kundër grupeve terroriste dhe të armatosura, përfshirë ato me karakter para ushtarak. Parandalimi dhe luftimi i të gjitha llojeve kontrabandës ndërkufitare, si me mallra dhe emigrantë. Menaxhimi i situatave të rrezikut të lartë, si dhe sigurimi i infrastrukturës kritike. Modeli i xhandarmërisë është praktikë e dëshmuar evropiane, shtete si Franca, Italia, Spanja, kanë struktura të ngjashme. Modeli i Kosovës do të ndërtohet në përputhje me sistemin tonë kushtetues, specifikat dhe rrethanat e Kosovës. Tashmë grupi punues, është duke punuar në analizimin e të gjitha aspekteve të formimit të xhandarmërisë. Themelimi dhe funksionalizimi i xhandarmërisë, do të bëhet me miratimin e ligjit të veçantë nga Kuvendi i Kosovës, në legjislaturën e 11 e cila do të dalë pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë me udhëzime rreth…