Nait Hasani nis fushatën me homazhe në Landovicë

28 maj 2026 | 16:15

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 42, Nait Hasani, ka nisur sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit me homazhe te varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Landovicë.

Hasani ka thënë se dëshmorët janë bazamenti i shtetit të Kosovës dhe historia e kombit shqiptar, duke theksuar se liria dhe shteti janë ndërtuar mbi sakrificën e tyre.

“Sot fushatën për zgjedhjet parlamentare e nisëm me homazhe te varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Landovicë. Ata janë bazamenti i shtetit të Kosovës, ata janë historia e Kombit tonë, janë vlerë e krijuar me gjak. Lavdi dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar Hasani në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se operacionet…