Gjini në hapjen e fushatës përshëndet diasporën: Sa na doni ju neve, ju duam edhe ne juve

28 maj 2026 | 21:13

Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini sot në hapjen e fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, të bërë në Gjakovë, riktheksoi fokusin e partisë së tij për vendin, e që janë siguria, zhvillimi dhe energjia.

Por, ai në tubim nuk e harroi as diasporën, për të cilën bëri një përshëndetje të veçantë.

Gjini tha se dashuria për ta, është e njëjtë siç është e tyre për neve dhe sipas tij, nuk ka dallim.

“Një përshëndetje për diasporën. Sa na doni ju neve, ju duam edhe ne juve. Njëjtë, kurrëfarë dallimi”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë…