Aksident në ‘Rrugën e Kombit’, kamioni për pak përfundon në greminë

29 maj 2026 | 10:57

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në autostradën e Kombit, në zonën e Kolshit, në Shqipëri.

Një kamion është përplasur me trafikndarësen anësore të rrugës, duke rrezikuar për pak edhe rënien në greminë. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një defekt në sistemin e frenimit të automjetit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga kabina pa pësuar dëmtime. Policia po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka përsëritur deklaratën se Irani nuk…