Bedri Hamza: PDK është rruga përpara, 125 është zgjedhja e duhur

30 maj 2026 | 09:47

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se qytetarët kanë para vetes dy alternativa të qarta për të ardhmen e vendit.

Sipas Hamzës, njëra rrugë çon drejt konfliktit, stagnimit, arrogancës dhe krizave, ndërsa tjetra garanton stabilitet, zhvillim, përgjegjësi dhe rezultate konkrete për qytetarët.

“PDK është rruga përpara. 125 është zgjedhja e duhur”, ka deklaruar Hamza, duke kërkuar besimin e qytetarëve për një qeverisje që, sipas tij, do ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe do ta orientojë drejt zhvillimit ekonomik dhe institucional.

Ai ka theksuar se vendi ka nevojë për lidership përgjegjës dhe politika që sjellin rezultate të prekshme për qytetarët, duke e paraqitur PDK-në si alternativën më të mirë për të ardhmen e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platformat dhe institutet për luftimin e dezinformatave dhe luftës hibride…