Damjan Markaj bën thirrje që të votohet Xhevdet Pantina, nr. 50 në PDK. Ja pse

30 maj 2026 | 15:01

Nga: Damjan Markaj

Të gjithë ata që kanë ndarë mendjen ta votojnë PDK-në në Klinë, Dukagjin, Drenicë e mbarë Kosovën së bashku edhe me diasporë, në veçanti Gjermani dhe Zvicër, emrin e Xhevdet Pantinës me numër 50 mos e harroni.
Shumë familje në Dukagjin kanë për ta votuar AAK-në dhe PDK-në në masë shumë të madhe, por edhe diaspora nuk i harron.
Kjo familje meriton shumë, sepse qëndroj shumë në heshtje dhe nuk mburret. Historia flet shumë për të. Ai fali Kosovës dëshmorin e UÇK-së Ahmet Alush Pantinën nga fshati i Gllarevës Komuna e Klinës me 25.08.1979 – 25.09.1998 Republika e Kosovës.
Baca Alush është njeri që nuk fol shumë, qëndron në heshtje. Burrë i urtë e fjalë pak, që në kohë më të vështira që nuk mund ta besojnë shumë njerëz i ndihmoj Adem Jasharit me familje, me logjistikë, armë e shumë gjëra tjera, por edhe Nait Hasani, e edhe shumë burra të fort të Llapit e Drenicës dhe Dukagjinit. Deri te Presheva e largët me punë e sfida.
A nuk e meriton ta nderoni tani me votën që keni vendosur ta votoni PDK-në.
Naim Pantina nga Gllareva e Klinës, vëllai i Xhevdetit që mbart numrin 50 në PDK, është një profesionist i dalluar në Gjermani, një jurist me zyra e staf të avokatëve të fortë, edhe me gjermanë shtyhet me punë e profesion.
Naim Pantina i ka ndihmuar qindra mijëra familje në Gjermani, por edhe në Kosovë me shumë probleme e halle financiare, probleme me lejeqëndrimi, probleme juridike e shumë e shumë punë tjera. Kjo familje meriton Respekt të madh në Komunën e Klinës dhe mbarë Kosovës!

Në foto: Damjan Markaj dhe Naim Pantina, vëllai i Xhvdetitption available.

Në foto: Damjan Markaj dhe Naim Pantina, vëllai i Xhvdetit

Nuk dua ta teproj me shkrim, por mjafton çka ka bërë Naimi për shqiptarët në Gjermani. Në institucione të ndryshme ka luftuar për të drejtat e tyre, po vëllai tij, dëshmor që ka vdekur për Kosovën?
Naimi nuk fol, por unë kam për të folur e kam për të shkruar për të dhe familjen e tij. Shqiptari i vërtet nuk bën të harrohet kurrë, sa familje në halle kanë vuajtur në Gjermani, sa punëtorë kanë mbetur pa punë në Gjermani. E ky, Naimi iu ka bërë zgjidhje e u ka ndihmuar. Pra, ky është vëllai i dëshmorit – Xhevdetit me numër 50 në listën e PDK-së.
Mos e harroni Xhevdet Pantina me numër 50. Këtë familje e njohim që dy apo tre breza të familjes, nga gjyshi im Dedë Pren Kolaj nga fshati Doberdol i Komunës së Klinës – babai i nënës time.
Familja Pantina është shumë e ndershme që nuk ka shanse as një njeri në këtë botë që mundet ta sfidoj apo korruptoj.
Njerëz patriota, atdhetarë të fort si Xhevdeti i duhen Parlamentit të Republikës së Kosovës! Mos e shikoni rrugën e shkurt por mendoni për më gjatë. Kësaj familje duhet t’i del zot Drenica dhe Dukagjini prapë që ta nderojë me votë!
Është nder dhe respekt për të shkruar e folur për këtë familje!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani E nderuara Kryetare e Veteranëve dhe Pasardhësve të…