Rrëfehet fermeri suharekas që humbi 130 dele nga lija e dhenve (VIDEO)

30 maj 2026 | 17:09

130 dele të familjes Destani në Delloc të Suharekës janë asgjësuar pasi kanë rezultuar me sëmundjen e lisë.

Ekipi i Klan Kosova ka raportuar sot nga vendi i ngjarjes, ku ka intervistuar fermerin Isuf Destani lidhur me rastin.

“Unë e kam diktu bylykun (tufën) ditën e shtunë, u kanë rreth orës 17:00, t’u ardhë bylyku prej rruge. E kom diktu që dhentë nuk i kam mirë. E kom thirrë policinë ma s’pari. Policia ka ardhë këtu, i kanë thirrë mjekët, kanë ardhë edhe mjekët, edhe më kanë thanë që i kanë marrë analizat atë natë, i kanë çu ditën e diele në laborator në Prishtinë”, tha Destani për Klanin.

Ai shtoi se të hënën e asaj jave, në orën 10:00, i janë kthyer analizat, ndërsa i kanë thanë që delet mos me i qitë prej stallës dhe mos me ndërmarrë asnjë veprim “se ka ardhë lija e dhenve, nuk guxon me shitë kurrgjo, me i majtë dhentë e izolume”.

“Ditën e enjte kanë ardhë paradite, m’i kanë marrë dhentë, i kanë groposë në fshatin Shirokë, kanë thanë aty që i kanë groposë, edhe qekaq di”, deklaroi Destani për gazetaren e Klan Kosova, Vesa Hoda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, njëherit kandidate për presidente nga LDK, Vjosa…