Bekë Berisha falënderon qytetarët e Fushë Kosovës për mbështetjen ndaj Aleancës
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me numër 4, Bekë Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe përkrahës në Fushë Kosovë, ku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe besimin e treguar ndaj Aleancës.
Berisha bëri të ditur se në këtë aktivitet ishte i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Gjelbrim Halili dhe Vildane Latifi, me të cilët diskutoi për angazhimet dhe objektivat në prag të zgjedhjeve.
Sipas tij, takimi u karakterizua nga energji pozitive dhe optimizëm për rrugëtimin politik që e pret Aleancën.
“Sonte ishim në Fushë Kosovë, mes qytetarëve dhe përkrahësve që na dhanë edhe një herë besimin dhe mbështetjen e tyre. Bashkë me kandidatët për deputetë Gjelbrim Halili dhe Vildane Latifi, zhvilluam një takim plot energji dhe optimizëm për rrugën që kemi përpara. Në këtë takim, uruam edhe Edon Zogajn për zgjedhjen e tij në krye të Rinisë së degës së Fushë Kosovës. Faleminderit Fushë Kosovë për mikpritjen dhe përkrahjen”, ka shkruar Berisha në ‘Facebook’.



