Banorët e Trestenikut i japin përkrahje Labinot Panxhës në garën për deputet
31 maj 2026
| 16:45
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 22, Labinot Panxha, ka thënë se gjatë takimit me banorët e Trestenikut ka marrë mbështetje dhe besim për, siç është shprehur ai, daljen nga kriza institucionale në vend.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Panxha theksoi se nga ky takim ka marrë siguri dhe përkrahje për angazhimin politik të Aleancës.

“Nga takimi me banorët e Trestenikut morëm siguri dhe mbështetje për dalje nga kjo krizë institucionale e krijuar nga dashakqinjët e vendit tonë”, ka shkruar Panxha.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin Aleancën dhe kandidatët e saj, duke promovuar numrin 1 të subjektit politik, si dhe numrat 11 dhe 22 të kandidatëve për deputetë.



