Gresa Bakraqi fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian në Monako

01 qershor 2026 | 09:00

Atletja nga Kosova, Gresa Bakraqi, ka arritur një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim, që u mbajt në Monako.

Bakraqi siguroi vendin e dytë në disiplinën e 1500 metrave, duke i sjellë Kosovës një tjetër rezultat të vlefshëm në atletikën evropiane.

Ky sukses vlerësohet si dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të sportistëve kosovarë, të cilët po vazhdojnë të përfaqësojnë vendin me dinjitet në garat ndërkombëtare.

Me këtë rast, Ministria e Sportit dhe Rinisë ka uruar Gresa Bakraqin për arritjen e saj, duke shprehur gjithashtu mirënjohje për Federatën Atletike të Kosovës, trajnerët dhe të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e atletikës në vend.

Medalja e argjendtë e fituar në Monako përbën një tjetër moment krenarie për sportin kosovar dhe një motiv shtesë për brezat e rinj të atletëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të organizojë Javën Olimpike…