Gjini premton lehtësira tatimore për bujqit: Asnjë familje që prodhon ushqim nuk do të penalizohet me taksa të rënda

01 qershor 2026 | 12:14

Kryetari i Aleancës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka prezantuar një nga zotimet kryesore të planit të tij elektoral, që lidhet me mbështetjen e drejtpërdrejtë për bujqit dhe prodhuesit vendorë të ushqimit.

Gjini ka deklaruar se tokat e mbjella dhe familjet që merren me prodhimin e ushqimit nuk duhet të rëndohen më me obligime tatimore që, sipas tij, penalizojnë prodhimin vendor.

“Një nga premtimet bazë të fushatës e planit tonë. Asnjë pëllëmbë tokë e mbjellë dhe asnjë familje që prodhon ushqim për tryezat tona nuk do të penalizohet më me taksa të rënda”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.

Ai ka thënë se heqja e këtij obligimi do të përbënte mbështetje direkte për prodhuesit vendorë, duke e lidhur këtë masë me synimin për fuqizimin e sektorit të bujqësisë.

Sipas Gjinit, bujqësia duhet të trajtohet si një prej sektorëve kyç të zhvillimit ekonomik në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) në bashkëpunim me sponsorin…