35 VITE NGA FJALIMI LAMTUMIRËS NË EMËR TË LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS
Më 2 Qershor 1991, në varrezat e kryeqytetit të Kosovës në Prishtinë!
Fjalim lamtumirës në emër të Lëvizjes Popullore të Kosovës, në nderim të Martirit të Kombit Fehmi Ademi, të vrarë nga forcat policore serbe, te kroi i mbretit në fsh. Koroticë të Drenasit!
Varrimi i martirit Fehmi Ademi, ishte një nga varrimet më të mëdha që janë mbajtur në Kosovë në ato vite të rënda të pushtimit serb!
Në daljen time historike, në podium të tribunës së improvizuar, në një rimorkio traktori, jam thirrur nga konferensieri me emrin ilegal Hysen Ramadani, pseudonim të cilin e kam mbajtur gjatë veprimtarisë ilegale në Komitetin Drejtues, kurse syzet në shenjë kamuflimi i kam pasur te shokut e bashkëveprimtarit, Anëtarit të Komitetit Drejtues e Sekretarit Politik të LPK-së, Heroit të Kosovës Xhavit Haziri!
Ditën kur e kam takuar për herë të parë Ganiun, Ai më ka thënë se në varrim të Babait të Tij, kanë qenë mbi 60.000 pjesëmarrës!
Ai varrim ishte nderim i madh popullor për Martirin e Kombit Fehmi Ademi, të vrarë nga policia pushtuese serbe!
Nga udhëheqja e lartë e Komitetit Drejtues të LPRK-së, në varrim kanë marrë pjesë: Heroi i Kombit Xhavit Haziri, Heroi i Kombit Ahmet Haxhiu, Ramadan Avdiu, nga Lugina e Preshevës Halil Selimi dhe unë Ismet Sylejmani!
Kishte pjesëmarrës edhe shumë drejtues të Këshillave Popullore të Rretheve të Kosovës!
Lavdi e përjetshme Martirit të Kombit Fehmi Ademi! Lavdi të rënëve për liri!
Prishtinë, 2 Qershor 2026!




