Kandidatja e PDK-së, Kaltrinë Lohaj, shpreh mirënjohje për veteranët e Vitisë

02 qershor 2026 | 14:00

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 29, Kaltrinë Lohaj, ka shprehur mirënjohje të thellë për veteranët e Vitisë.

Ajo gjatë një takimi me ta, ka theksuar se me sakrificën, guximin dhe përkushtimin e tyre kontribuuan në lirinë që gëzojmë sot.

“Me respekt dhe mirënjohje të thellë për veteranët e Vitisë, të cilët me sakrificën, guximin dhe përkushtimin e tyre kontribuuan në lirinë që gëzojmë sot. Rrugëtimi juaj është histori krenarie dhe frymëzim për brezat që vijnë. Faleminderit për gjithçka që keni dhënë për Kosovën. Lavdi veprës suaj dhe respekt i përhershëm për secilin veteran!”, ka shkruar Lohaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka hapur zyrtarisht Zyrën e…