Besa Ismaili-Ahmeti vlerëson Shaqir Totajn: Bisedat me të sjellin optimizëm dhe energji të re
02 qershor 2026
| 18:19
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti, ka shkruar në ‘Facebook’ se në mesin e takimeve të shumta të kësaj fushate, ka njerëz që ta lehtësojnë lodhjen me energjinë dhe pozitivitetin e tyre.
“Njëri prej tyre është kryetari i Prizrenit, z. Shaqir Totaj”, ka shkruar ajo.
60-tshja e PDK-së ka shkruar se: “Përveç integritetit dhe përkushtimit që e karakterizon, ai ka edhe një sens humori të veçantë që di të të bëjë të qeshësh edhe në ditët më të ngarkuara të fushatës. Bisedat me të sjellin energji të re dhe optimizëm për punën që kemi përpara. Faleminderit për mikpritjen dhe për motivimin kryetar! Siç thua ti: ka mbetë me thonë mirë jemi, se në fakt bash super jemi”.



