Osmani: Në mandatin e ardhshëm do ta realizojmë arritjen historike, anëtarësimin e Kosovës në NATO

03 qershor 2026 | 13:35

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-s, duke e cilësuar këtë si një synim strategjik dhe historik për vendin.

Përmes një videoje të publikuar në “Facebook”, Osmani ka thënë se gjatë mandatit të parë si presidente është punuar shumë në këtë drejtim, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka thënë se Kosova sot respektohet si partner serioz në fushën e sigurisë dhe paqes, ndërsa u shpreh se në mandatin e ardhshëm synohet realizimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Gjatë mandatit të parë si presidente punuam shumë në këtë drejtim. Theksuam partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova sot respektohet si partner serioz i sigurisë dhe paqes pikërisht prej kësaj pune. Në mandatin e ardhshëm do ta realizojmë arritjen historike, anëtarësimin e Kosovës në NATO”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar gjatë vizitës…