Osmani: Takim pozitiv me Antonio Costan, Kosova drejt BE-së përmes Planit të Rritjes dhe statusit të kandidatit

03 qershor 2026 | 16:03

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për një takim me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë të cilit është diskutuar rruga e Kosovës drejt integrimit evropian.

Osmani e ka cilësuar takimin si “jashtëzakonisht pozitiv”, duke theksuar se bashkëbisedimi është fokusuar në hapat që Kosova duhet të ndërmarrë për të avancuar drejt Bashkimit Evropian, përfshirë mundësinë e marrjes së statusit të kandidatit dhe zbatimin e Planit të Rritjes.

Ajo ka theksuar se Kosova duhet të jetë pjesë e familjes evropiane, duke shtuar se kjo arrihet përmes institucioneve stabile dhe të përgjegjshme, të cilat mbështesin orientimin euro-atlantik të vendit.

“Kosova duhet të jetë aty ku e meriton, në mesin e kombeve të lira evropiane”, ka deklaruar Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka nuk i ka…