Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, takon prokurorin francez Cyril Lacomba
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj, ka pritur në takim një delegacion nga Franca, i udhëhequr nga prokurori francez z.Cyril Lacombe.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përpjekjet e vazhdueshme në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Po ashtu, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Francës në fushën e drejtësisë.
Përfaqësuesit e delegacionit francez shprehën mbështetjen e plotë për Prokurorinë Speciale në përmbushjen e mandatit të saj, duke theksuar rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit
Kryeprokurori Isufaj falënderoi delegacionin francez për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se partneriteti ndërkombëtar mbetet i rëndësishëm për avancimin e kapacitetveve institucionale.
#ProkuroriaSpeciale #PSH#SistemiProkurorial #ProkuroriShtetit #ZyraKryeprokuroritTeShtetit #ZyraKryeprokurorit



