Labinot Panxha falënderon banorët e Nepolës, Gllogjanit, Llugagjisë dhe Kosoriqit për mbështetjen ndaj AAK-së
03 qershor 2026
| 20:31
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Labinot Panxha, me numër 22 në listën zgjedhore, ka shprehur mirënjohjen e tij për banorët e Nepolës, Gllogjanit, Llugagjisë dhe Kosoriqit, duke i falënderuar për mbështetjen dhe besnikërinë ndaj Aleancës ndër vite.
Përmes një postimi, Panxha theksoi se këto lokalitete i kanë qëndruar pranë AAK-së për më shumë se dy dekada, duke e konsideruar këtë përkrahje si një motiv shtesë për angazhimin e tij politik.
“Faleminderit që i qëndroni besnik Aleancës tash e më shumë se dy dekada. Mirënjohës dhe krenar me ju!”, ka shkruar Panxha.
Ai po garon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit me numrin 22 në listën e AAK-së.




