Liberal-Demokratët e Evropës mbështesin Bedri Hamzën: Pas bllokadave, Kosovës i duhet një qeveri që kryen punë
Familja politike e Liberal-Demokratëve të Evropës (ALDE) ka shprehur mbështetjen e saj për Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza, në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Përmes një mesazhi publik, ALDE ka vlerësuar lidershipin e Bedri Hamzës dhe vizionin e tij për një Kosovë më të zhvilluar, më demokratike dhe më të integruar në familjen evropiane. Në mesazhin e saj, familja liberale-demokratike evropiane ka shprehur besimin se Kosova ka nevojë për udhëheqje që forcon institucionet demokratike, zhvillon ekonominë dhe afron vendin me Bashkimin Evropian.
Mbështetja e ALDE-së përbën një tjetër konfirmim të besimit që partnerët evropianë kanë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe programit qeverisës të Bedri Hamzës, i cili bazohet në zhvillim ekonomik, qeverisje të përgjegjshme, forcim të shtetit dhe rikthim të besimit tek e ardhmja e vendit.
PDK është pjesë e familjes liberale-demokratike evropiane dhe mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës.
Më 7 qershor, Kosova ka mundësinë të zgjedhë ndryshimin, zhvillimin dhe një qeveri me Bedri Hamzën në krye, që e afron vendin më shumë me Evropën.



