“Jemi në trenin e gabuar” – Gjini me kritika: Ka shumë pasiguri në Kosovë
Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka thënë që vendi është në “trenin e gabuar”, duke e ilustruar situatën, sipas gjykimit të tij.
“E kom përmen 100 herë një fjalë të huaj të mençur që thotë ‘nëse ke hypë në tren të gabum, krejt stacionet e gabume kanë me të dalë’. Jemi absolutisht në tren të gabum”.
“Kjo është një rrugë pa destinacion. Nuk është i vizatum caku, e qe pse po e shpjegoj qysh: Qysh deshifrohet thjeshtë kjo punë: Sikur një parti politike ose një person ta ketë synimin e qartë se çka do me mbrri për venin, shumë të qartë, edhe i fiton zgjedhjet, në ato momente e di që caku është ma i madh se makineritë e vogla politike sek ush po bëhet president, a po e marr edhe unë presidentin, a po e bëj kryeprokurorin”.
Gjini tha se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e ka pasur qëllimin për të gjetur zgjidhjen.
“Edhe çka ndodh në ato momente? Lyp rrugë për me e mbrri qëllimin sepse qëllimi për vendin është më i madh se çfarë pozite po do me e nda ti sot, për shkak se nuk ekziston ai cak, z. Kurti nuk e ka atë cak, nuk e kanë atë cak hiç”.
“Gjithçka shndërrohet në vetjake, ku jam unë, çfarë pozite kam unë? A e kontrolloj edhe presidentin, edhe kryeprokurorin, a i kontrolloj? Sikur të ishte caku më i madh se bindja e tij për vetveten e kish kry e kish bo koalicionin, e kish zgjedhë presidentin, kish ecë se e kish synu atë cak, sot nuk e synon”.



