ZVËRRNECI DHE ZGJEDHJET E 7 QERSHORIT

05 qershor 2026 | 16:45

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Internacionalizmi proletar i LV-së kundër imperializmit amerikan të Trump: Po të bëhej një anketë në Kosovë para protestave për Zvërrnecin dhe gjirin e Nartës, del se 99 përqind e kosovarëve tash për herë të parë kanë dëgjuar këta emra. Edhe këta anarkistët e LV-së, të cilëve para se të shkonin në mision për “ruajtje të mjedisit”, dhunuesi brutal i Policisë së Kosovës, Xhelal Sfeqla ua ka mbushur çantat me gurë, topëza të metalit, gaz lotsjellës dhe gjësende të tjera të domosdoshme për një protestë paqësore siç i bënin në Kosovë. Kallashët, gulinovët dhe zolat do t’i dërgonin në kontingjentin e radhës duke i përdorur sipas manualit udhëzues sikur në rastin e sulmit terrorist kundër Kuvendit të Kosovës.

Rrugaçërinë kundër Policisë së Kosovës, institucioneve të vendit dhe kundërshtarëve politikë duan ta bartin dhe keqpërdorin kundër Policisë së Shqipërisë , institucioneve të shtetit shqiptar dhe personalisht kundër Edi Ramës.

Këtyre as që iu kërcet për Zvërrnecin, gjirin e Nartës, shqiptarët dhe Shqipërinë. Si “roja të urës” të andartes dhe spiunes greke në Kosovë , Dejona Mihali këta i mbrojnë interesat e Greqisë duke e dëmtuar zhvillimin e turizmit dhe ate ekonomik të Shqipërisë.

Albin “Baba” përpiqet t’i bëjë karshillëk Edi Ramës dhe njëkohësisht t’i bëjë favore gjyshit Dendias i cili ia mundëson Kurthit t’i rreshkë herdhet çdo vit në resortet më luksoze të Greqisë . Nëse besoni në përrallat e Kurthit dhe adhurueses së Zoran Gjingjiqit, Fitore Pacollit se “mbrojtësit” e Zvërrnecit dhe gjirit të Nartës janë të pasionuar pas natyrës dhe mbrojtjes së mjedisit mjafton të shihni se çka kanë bërë në Kosovë gjatë mandatit të tyre 6-vjeçar. Po edhe këtë ndërhyrje të dhunshme në Tiranë dhe vendet tjera po e përdorin në fushatën e zgjedhjeve të 7 qershorit. Në Maqedoni të Veriut si rezultat i bashkëpunimit vëllazëror Mickoski- Kurthi, të drejtat e shqiptarëve përparuan aq shumë saqë lufta po bëhet nëse shqiptarët do të kenë të drejtë të hyjnë në provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në këtë nivel të drejtave (kulturore) i kanë sjellë Albin Kurthi dhe LV-ja shqiptarët e këtij shteti hibrid. Së fundi, rregëzina e Kurthit në këtë qeveri antishqiptare, Bekim Koqja, deputet i LV-së, si kryepis doli para publikut, pasi i ka bërë “vetingun” Ali Ahmetit, sipas porosisë së Kurthit dhe Mickoskit, duke thënë se nuk ka fakte se Aliu paska bërë krime lufte dhe të tjera por se hetimet nuk janë mbyllur! VLEN dhe Kurthi janë kontribues të jashtëzakonshëm në formimin dhe forcimin e botës serbe në Maqedoni të Veriut. Të poshtër!
Në Luginë e kanë shkatërruar trungun kombëtar duke e pëgjysmuar; me kapterrin e pensionuar politikisht, njerëzisht, kombëtarisht dhe moralisht, Shaipin dhe togeren ideologjike kurthiane, përçarëse, hakmarrëse, Ardita Sinani ndërsa e ka margjinalizuar pjesën e shëndoshë kombëtare. Për çka, mund të pyesni? Që ta kenë një adresë banimi! Maksimumi i të drejtave që e kërkojnë. Si psh. do të dukej kjo adresë: Šaip Kamberi, ulica: Draẓ̌e Mihajlivić, bez broja, opština Preševo.
Në Mal të Zi thuaja nuk ka shqiptarë.
Në Shqipëri nuk i eci me grupin e llaskucëve dhe lehatorëve kundër Edi Ramës dhe Shqipërisë prandaj i ka dërguar falangat e dhunuesit dhe injorantit Sfeqla, jo për ta mbrojtur Zvërrnecin por për ta shembur Ramën të cilin e quajnë vëlla i Vuçiqit kurse nuk e pranojnë se Mimoza është motër e Radoiçiqit. Së paku duhet të keni dokumente nga institucionet e specializuara për shëndet mendor e të besoni se Edi Rama punon kundër shqiptarëve, Shqipërisë, kosovarëve dhe Kosovës. Edi Rama kurrë nuk ka ardhur në Kosovë me marrë pjesë në zgjedhje spo për të mbrojtur natyrën në Brezovicë apo Grykë të Rugovës. Nëse gasi amerikan është jetik për ekonominë dhe sigurinë e Kosovës atëherë edhe Zvërrneci dhe gjiri i Nartës janë të një rëndësie të veçantë për ekonominë dhe sigurinë e Shqipërisë. Prandaj duhet të realizohen të dy projektet. Rama mund të bëhet përgjegjës për gjëra tjera, jo për këtë!
Zgjedhje të korruptuara me para tona: Para zgjedhjeve të kurdisura të 28 dhjetorit 2026, Albin Kurthi e urdhëroi pisin patamilitar, Hekuran Murati të shpërndajë mbi 300 milionë euro për blerje të votave. Opozita, në vend të bojkotojë zgjedhje hyri në to me një përkushtim patologjik prandaj u nda me “miza bythëve…”. Edhe për zgjedhjet e 7 qershorit, Albin Kurthi e detyroi pisin dhe paramilitarin Hekuran Murati të ndajë mbi 200 milionë euro për të blerë votues që ecin këmbë si dhe 2 milionë euro për votuesit-holandezët fluturues. Po të ishte një opozitë përnjëmend, nuk do të moralizonin për zgjedhje të pabarabarta por menjëherë do t’i bojkotonin zgjedhjet sepse Kurthi përsëri po i blenë votat publikisht dhe paturpësisht.

Të besosh se LV-së dhe Kurthi do t’i përmbahen kodeksit moral në këto zgjedhje është njëjtë sikur të besosh se Rozeta Hajdari do t’i ruaj dhe mbrojë rezervat shtetërore! Opozita gjatë tërë kohën ka rënë në kurthin e Kurtit sikur që Kurthi tërë kohën ka rënë në kurthin e Vuçiqit. Opozita po vallëzon sipas muzikës së Kurthit prandaj po i ka këto rezultate.

Kurthi po manipulon me Veriun e Kosovës ndonëse Veriu asnjëherë nuk ka qenë më i rrezikuar. Mjafton një humbje e barazpeshës strategjike të raportit të forcave ku Rusia do të rikthehej në pozitat e mëparshme të vendimmarrjes dhe Kosova do të gjindej në situatën që e ka sot Ukraina ku Tramp thotë se dy palët duhet të bëjnë kompromis të dhimbshëm.

A nuk po e kërkojnë edhe nga ne këtë ndërkombëtarët? Kush do ta mbrojë Mitrovicën? Agim analfabeti, Fitore Gjingjiqi, Faton si Peci, xhandar Xhela-dezertori, Dimal Basha, Hekuran pisi, Hajnrullah Çeko me llaskucët e shiqërisë civile nën urdhërat e togerit të Shumadisë, Jeton Qurroi. Do të luftojnë ata që kanë luftuar kundër Serbisë dhe Jugosllavisë. Assesi pjesa dërrmuese e projugosllavëve të LV-së që janë futur brenda pasi pjesa kombëtare e dikurshme e LV-së ishte përzënë nga Kurthi ose ishin larguar vet. Sot në LV ka hoxhallarë, klerikë, të komuntetit LGBTQ, ateistë, ata që janë kundër familjes dhe për çudi edhe marrin vota edhe bashkëjetojnë mirë për një bythë karrike. Strategjia e LV-së është ndërtuar mbi urrejtjen ndaj UÇK-së dhe luftës çlirimtare, kundër vlerave të luftës, udhëheqësve të luftës, nacionalistëve shqiptarë, vlerave morale dhe autoriteteve me rëndësi historike si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Kadri Zeka, Idriz Seferi, etj. Në luftimin e traditës, historisë ku kanë munguar (përveç asaj jugosllave). Ndonëse për 6 vjet kanë shkatërruar dhe vjedhur çdo gjë sidomos duke shitur rrymë e duke blerë struja (Martin Struja dhe Vuk Hamoviq) përfitues kanë qenë ajka politike dhe paramilitare e LV-së që kanë krijuar rezerva për së paku tre breza të ardhshëm. Çka mendoni se andartja dhe spiunja greke, Dejona Mihali ka ardhur dhe rri në Kosovë për një rrogë 700 – 800 euro !
Opozita ka pritur që Grenelli dhe Trump ta rrëzojnë Kurthin në kohën kur këta i kruajnë koqet! Pastaj se do ta rrëzojnë sepse nuk po e dërgon draftin e Asociacionit në kohën kur Kurthi e pranojë Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit që është 100 herë më e dëmshme për Kosovën. Tash opozita po luan në kartën që Kurti po e refuzon gasin amerikan kurse jam i sigurt se këtë Kurthi e pranon shumë shpejtë. Pa asnjë problem. Kurthi është supermashtrues për të humbur nga mashtruesit e vogël të opozitës.
Çka tash?
Pasi opozita nuk i ka bojkotuar zgjedhjet ndonëse kushte shumë arsye, pas 7 qershorit nuk ka të drejtë, as morale e as materiale të ankohet në rast se nuk ndahet e kënaqur me rezultate. Është dorëzuar para “Rregullave të Gotit – Kurthit”.

Goti ishte mafioz me koqe, Kurthi është “mafioz” pa koqe. Nëse numri i votuesve të vlefshëm është nga 800 deri 850.000, opozita mund ta formojë qeverinë, gjithashtu nëse merren vesh. Numri mbi 900.000 votues sjellë rezultate si të 28 dhjetorit, plus – minus margjina e gabimit të lejuar. Dalja në votime, elektorati “gërrnaçor” dhe i atyre që janë të papërcaktuar e vulosin rezultatin e zgjedhjeve.
Në rast të rezultatit të përafërt me 28 dhjetorit, opozita duhet ta urojë Kurthin, pa asnjë vonesë dhe pa asnjë kusht ta votojë çdokend që propozohet nga Kurthi për kryetar të Kuvendit, president dhe kryeministër. Duhet t’ia lë pushtetin absolut dhe menjëherë të organizohet për protesta të përditshme deri në kohën kur të krijohen kushte për zgjedhje të lira, të barabarta dhe të pakorruptuara nga taksat tona. Kurthi, sa më shumë të ketë pushtet aq më tepër do të ketë problem në qeverisje dhe si pasojë do të përshpejtohet formimi i shpejtë i masës kritike për të protestuar kundër diktaturës, tashmë të vendosur të Neron Kurthit.
Autokracia nuk rrëzohet me vota por përmes protestave, jo kundër Kurthit, në rastin tonë por kundër politikave të tij dhe llaskucëve përcjellës. Orbani është ” vrarë” politikisht me “plumba” – vota të votuesve hungarezë, por arma ishte e shteteve të BE – së. Si përkrahës i vendosur dhe shumëvjeçar i Albin Kurthit në kohët më të vështira për të kam të drejtë të mos pajtohem më të. Nuk kam asgjë personale. Nesër nëse kthehet në rrugë të mbarë, përsëri do ta mbështesë fort. Nuk ia dua fundin e keq, por nuk do të ketë fund të mirë politik. Të gjithë mashtruesit dhe të pabesët këtë fund e kanë. Të gjithë përfituesit e posteve në LV dhe përfituesit e grazhdit janë të varur nga Kurthi në kohën kur Kurthi është peng i tyre dhe varet nga omerta (mbyllja e gojës) e hajnave mamut, antikombëtarëve dhe keqbërësve të LV-së. Albin Kurthi mund të kthehet jo duke i mundur kundërshtarët me zgjedhje të blera por duke e përmbajtur veten nga pasioni patologjik për të sunduar, në vend që të qeveris, të respektojë, në vend që të poshtrojë, të tregohet i butë kur ka pushtet me ata që nuk kanë pushtet. Ndryshe,ikën për lesh.
Dhe krejt në fund, mbi patriotizmin e rremë:
Të luash patriotin duke e “luftuar” Listën Serbe në kohën kur Mimoza Kusari shkrihet duke biseduar me padre padrinon ( kokën e kokave ) të kësaj liste, Milan Radoiçiq, në kohën kur i votojnë ligjet që i duhen pozitës, për ta zgjedhur presidenten është më së paku paturpësi dhe pafytyrësi. Kjo vlenë edhe për opozitën aktuale që, çdoherë kur ka pasur nevojë për Listën Serbe, si në kuiz, ka përdorur kartën dhe mundësinë: “po e thërras ndihmën e mikut …”. Leni këto mashtrime për vota dhe patriotizëm të rremë. As nuk bëheni patriotë më të mëdhenj e as tradhëtarë nëse bashkëpunoni me Listën Serbe në kuadër të respektimit të ligjeve aktuale dhe institucionale.

Albin Kurthi mund të bëhet si Skenderbeu duke thënë se: “Listën Serbe nuk ua solla unë , e gjeta në mesin tuaj…”. A po e shihni si koordinohet LV-në me Listën Serbe para zgjedhjeve; ne Zoran Gjingjiqin dhe Fitore Pacollin, me Albin Kurtin dhe Milan Radojeviqin , pasues i proserbit të dikurshëm të Atiqit në Mitrovicë të Veriut.

Fitorja e qetë në dritë Zoran Gjingjiqin, Milani e mbulon me terr. Milani kinse e përdhosë tabelën I love Mitrovica ( Faton si Peci – a e kam shkruar korrekt në gjuhën angleze) kurse Kurthi e urdhëron xhandar Xhelën ta arrestojë Milanin! Koordinim i përkryer i patriotizmit të rremë nga jopatriotët.

Të jeni të sigurt se edhe opozita aktuale, nëse ka nevojë për Listën Serbe, njëjtë do të veprojë. Patriotizëm për vota, për pushtet e jo për shtet! Strehë e përhershme për horra që vallëzojnë sipas muzikës elektorale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senati i Shteteve të Bashkuara i ka dhënë një fitore…