Karateistët pa medalje në Kinë

10 dhjetor 2018 | 12:02

Katër karateistë e përfaqësuan Kosovën në garën Karate1 Series A që në fundjavë u mbajt në Shanghai të Kinës. Por asnjëri nuk ia doli të fitonte medalje.

Kështu Adelina Rama garoi në kategorinë deri 61 kilogramë, ndërsa u ndal në luftën e dytë. Në kategorinë mbi 68 kilogramë garoi Fortesa Orana që u ndal në luftën e tretë, shkruan “Koha Ditore”.

Paraqitjen më të mirë e kishte Orges Arifi që në kategorinë deri 60 kilogramë shënoi tri fitore për t’u ndalur në luftën e katërt. Alvin Karaqi në kategorinë deri 84 kg u ndal në luftën e dytë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj më 11 dhe…