Molliqaj voton: Sa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

07 qershor 2026 | 13:26

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shfrytëzuar të drejtën e votës.

Ai ka votuar në shkollën fillore “Iliria” në Prishtinë, ku ishte i shoqëruar me bashkëshorten Besa Shahinin.

Pas votimit, ai ka bërë thirrje që qytetarët të dalin sa më shumë në votime, duke e cilësuar pjesëmarrjen e lartë si garanci për demokracinë.

“Faleminderit të gjitha mediave që na keni përcjellë pas një fushate kreative dhe intensive. Unë besoj që është jetike që pas debateve dhe fushatës, sa më shumë njerëz të shkojnë te kutitë e votimit, sepse aq më e madhe është garanca për demokraci. Demokracia është çelësi i organizimit shoqëror dhe politik”, ka thënë Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatorja rajonale për zgjedhje, Laura Pula, ju ka bërë thirrje…