Xhelbrim Halili, kandidat për deputet, hedh votën: Vota është zëri ynë
07 qershor 2026
| 13:37
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Xhelbrim Halili, ka njoftuar se ka kryer obligimin e tij qytetar në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes një postimi në “Facebook”, Halili ka bërë të ditur se ka votuar me bindjen se pjesëmarrja në procesin demokratik është thelbësore për të ardhmen e vendit.
“Sot votova me zemër, me përgjegjësi dhe me besim. Besoj se ndryshimi vjen kur secili prej nesh e bën pjesën e vet. Vota është zëri ynë”, ka shkruar ai.
Halili ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës dhe të kontribuojnë në përcaktimin e drejtimit të ardhshëm të Kosovës përmes procesit demokratik.



