Ambasadori Blerim Reka nderohet me mirënjohje nga Këshilli i Nju-Jorkut

11 qershor 2026 | 19:54

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka, ka bërë të ditur se është nderuar me një mirënjohje nga Këshilli i Nju-Jorkut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Reka ka publikuar fotografi nga ceremonia e mbajtur në NY City Hall, ku mirënjohja iu dorëzua nga David Carr dhe Shirley Aldebol.

“I nderuar nga Këshilli i Nju Jorkut, me mirënjohjen që mu dorëzua sot në NY City Hall nga këshilltari David Carr dhe Shirley Aldebol. Thank You New York!”, ka shkruar Reka.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij fotografi nga momenti i pranimit të mirënjohjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë deklarata të reja…