Kryeprokurorja e Pejës takohet me përfaqësues të Ambasadës gjermane dhe EULEX-it

15 qershor 2026 | 15:02

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë dhe përfaqësuesit e misionit të EULEX-it.

Gjatë këtij takimi është diskutuar bashkëpunimi i Prokurorisë Themelore në Pejë me akterët ndërkombëtarë që veprojnë në Republikën e Kosovës, si dhe mbështetja e tyre në forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në çështjet me rëndësi për proceset hetimore që trajton kjo prokurori.

Palët kanë vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional dhe shkëmbimit të informatave në përputhje me mandatin dhe kompetencat përkatëse, me qëllim të rritjes së efikasitetit në trajtimin e rasteve dhe forcimit të sundimit të ligjit.

Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe në avancimin e standardeve profesionale në ushtrimin e funksioneve të saj ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka prezantuar gjetjet kryesore…