Liderët e UÇK-së në Hagë ngushëllojnë familjen e bashkëluftëtarit Jashar Salihu

16 qershor 2026 | 15:52

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala kanë ngushëlluar familjen e bashkëluftëtarit të tyre, Jashar Salihu, për humbjen e rëndë që e ka goditur familjen Salihu, ku ka humbur jetën tragjikisht djali i Heroit të Kombit.

Në telegramin e ngushëllimit, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë, kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tyre me familjen Salihu në këto momente të vështira.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen që ka prekur familjen e bashkëluftëtarit tonë, Jashar Salihu. Në këto çaste pikëllimi, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Salihu, të afërmve dhe miqve”, është thënë në telegram ngushëllimim e tyre.
Ata kanë vlerësuar kontributin dhe sakrificën e Jashar Salihut gjatë luftës çlirimtare, duke theksuar lidhjen e fortë të bashkëluftëtarëve dhe respektin e veçantë për familjen e tij.
“Jemi pranë jush në këtë dhimbje dhe lutemi që të gjeni forcë e kurajë për ta përballuar këtë humbje. Qoftë i përjetshëm kujtimi për më të dashurin tuaj”, ka përfunduar telegram ngushëllimi i dërguar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ISMAIL SYLA Ese rreth librit të Afrim Hysenajt “Shtëpia me…