56,429 vota për Andin Hotin, ministri falënderon qytetarët
18 qershor 2026
| 14:11
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhje, duke e cilësuar atë si një obligim për të vazhduar punën në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoti ka theksuar se 382,867 votat e fituara përfaqësojnë një përgjegjësi të madhe për realizimin e vizionit “Shtet për Krejt”.
“382,867 besime të dhëna. Një obligim për ne: Shtet për Krejt! Dhe 56,429 herë faleminderit për besimin tuaj tek unë”, ka shkruar Hoti.
Ai ka shprehur mirënjohje për secilin qytetar që i ka dhënë besimin, duke premtuar angazhim të vazhdueshëm në detyrat dhe përgjegjësitë e tij.



