Shaip Kadriaj falënderon 6.415 votuesit: Besimi juaj më motivon të vazhdoj edhe më fuqishëm

18 qershor 2026 | 14:33

Sekretari i Përgjithshëm i Degës së PDK-së në Zvicër dhe kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Kadriaj, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e PDK-së, si dhe 6.415 qytetarët që ia besuan votën në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ndonëse këto vota nuk i mjaftuan për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, Kadriaj ka theksuar se do të vazhdojë të japë kontributin e tij politik dhe shoqëror me edhe më shumë përkushtim.
“Pas një fushate intensive 10-ditore, mbështetja juaj më motivon të vazhdoj edhe më fuqishëm.
Më gëzon fakti që strukturat tona, anëtarët, aktivistët dhe bashkatdhetarët në mërgatë jo vetëm që e ruajtën rezultatin e 9 shkurtit 2025, por e rritën atë në mbi 15 për qind.
Faleminderit për besimin që i dhatë Partisë Demokratike të Kosovës, kryetarit Bedri Hamza dhe mua si kandidat për deputet.
Nga 110 kandidatë për deputetë, u rendita i 46-ti në listë. Kjo është një nder dhe përgjegjësi e madhe për mua.
Mirënjohës për secilin prej jush!”, ka shkruar Kadriaj në mesazhin e tij falënderues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda angleze, Wayne Rooney, ka dalë në mbrojtje të Cristiano…