SOT E KA DITËLINDJEN ITELEKTUALI I JASHTËZAKONSHËM MUHAMETI, MUHAMET MAVRAJ
Çdo njeri ka ditëlindje!
Ajo është një datë që shënon ardhjen tonë në këtë botë të çdo njeriu!
Por vetë lindja nuk është meritë e askujt!
Askush nuk zgjedh kur të vijmë në jetë, as familjen ku lindim, as rrethanat që na presin!
Por ajo që bëhet masa e vërtetë e vlerës se jetës njerëzore, është mënyra se si e jetohet jeta, nga ditëlindja në ditëlindje!
Vlera e çdo ditëlindjeje nuk matet me numrin e qirinjve mbi tortë, as me urimet që bëhen për të, as me surprisat, por as me vitet që grumbullohen në kalendar!
Ditëlindja e mirëfillët matet me veprat që lihen pas, me gjurmët që mbeten në ndërgjegjen e njerëzve, me të mirat që bëhen për familjen, për shoqërinë, për popullin, për Atdheun dhe për Kombin!
Ka njerëz që jetojnë një shekull dhe largohen pa lënë asnjë gjurmë!
Ka të tjerë që jetojnë me dinjitet e ndershmëri dhe bëhen dritë për brezat!
Në çdo ditëlindje historia i kujton njerëzit sipas veprave, sipas guximit, sakrificës, dijes, dashurisë dhe shërbimit ndaj të mirës së përbashkët!
Madhështia e njeriut nuk qëndron te fakti se ka lindur, por te fakti se ka jetuar me dinjitet, ka vepruar me ndershmëri dhe ka lënë pas një trashëgimi morale që i shërben brezave!
Akademik Rexhep Qosja i cili mbylli sytë përgjithmonë më 23 Prill 2026, më mirë se kushdo tjetër e ka spikatur fuqinë e personalitetit të madh kombëtar, patriotit e atdhetarit të shquar, të gazetarit legjendar të popullit shqiptar, “… gazetari, intelektuali i jashtëzakonshëm Muhameti, Muhamet Mavraj.
Mendja e tij është shumë e pavarur dhe e gatshme të mendojë e të veprojë në kundërshtim me dëshirat e dhuntarëve politikë.
Si të na kishte bërë e njëjta nënë…”!
Urime ditëlindjen Shoku e Miku im i madh Muhamet Mavraj!
100 të lumtura!
Gëzuar🇦🇱🇺🇸🇽🇰🥂
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 22 Qershor 2026!




