Nëse nuk vazhdon kontratën, Vini Junior mund të largohet nga Real Madridi
24 qershor 2026
| 15:54
E ardhmja e Vinicius Junior vazhdon të mbetet e paqartë, pasi negociatat për rinovimin e kontratës me Real Madridin ende nuk kanë përfunduar.
Sipas raportimeve nga Spanja, klubi madrilen pritet t’i rikthehet bisedimeve pas përfundimit të Kupës së Botës, por në rast se nuk arrihet një marrëveshje, mund të shqyrtohet edhe mundësia e shitjes së sulmuesit brazilian.
Vinicius ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2027, por ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare rreth rinovimit, duke lënë të hapur disa skenarë për të ardhmen e tij.
Klubi spanjoll dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, por pasiguria rreth marrëveshjes ka bërë që situata të ndiqet me vëmendje nga klubet e mëdha evropiane.



