Haziri sqarohet pas deklaratës për postin e presidentit: Asgjë s’ka ndryshuar, Osmani mbetet i vetmi emër i nominuar nga LDK

24 qershor 2026 | 18:13

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës, ka dalë me një ‘”sqarim” pas deklaratës së tij të bërë lidhur me çështjen e presidentit, duke thënë se, “nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së’’.

Haziri, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt, dhe se, kërkesat politike, do të trajtohen brenda strukturave legale të LDK-së.

Postimi i plotë i Hazirit:

Sqarim për interesimin e publikut

Asgjë s’ka ndryshu. Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së. Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional.

Kryetari Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt.

Kërkesat politike, ndërkaq, çfarëdo natyre qofshin, do të trajtohen brenda strukturave legale të LDK-së.

Demokracia është barazvlefshme me lirinë dhe pavarësinë e Republikës.

Kauza “një parti, një shtet” është kauzë e humbur.

Askush mbi Republikën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit