Limaj: Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore

24 qershor 2026 | 19:59

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku shfaqet së bashku me heroin e kombit, Tahir Sinani.

Përmes një postimi, Limaj ka bërë thirrje që të mos preken vlerat dhe figurat që, sipas tij, përbëjnë themelet e lirisë së Kosovës dhe të kombit shqiptar.

“Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore. Heroi i kombit, Tahir Sinani, i kthyer në frymëzim dhe simbol të qëndresës për çdo luftëtar të UÇK-së, është në themel të lirisë së kombit tonë. Ai e ka shkruar me gjak historinë e lavdishme të UÇK-së dhe emri i tij mbetet i paharruar në ndërgjegjen kombëtare”, ka shkruar Limaj.

Ai ka përfunduar mesazhin e tij me homazhe për Tahir Sinanin dhe të gjithë të rënët për liri.

“Lavdi Tahir Sinani dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka theksuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra mijëra qytetarë, po vazhdojnë protestën kundër investimeve të huaja…