Ambasada e ShBA-së në Prishtinë nis përgatitjet për festën e 4 Korrikut, valëvitet flamuri amerikan
26 qershor 2026
| 13:44
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka nisur përgatitjet për shënimin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.
Në kuadër të përgatitjeve për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ambasada ka vendosur flamurin amerikan në ndërtesën e saj.
“Në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, ngritëm me krenari flamurin, teksa përgatitemi të festojmë 250-vjetorin e Amerikës. #Freedom250”, është thënë në postimin e ambasadës të publikuar në “Facebook”.



