LOTI I UDHËHEQËSIT ALI AHMETI PËR UDHËHEQËSIN REXHEP MALAJ

27 qershor 2026 | 23:59


Ismet Sylejmani

Më 21 Qershor 2026, në Gjilan, në Shtëpinë Muze të Heroit të Kombit Rexhep Malaj, kishte ardhur special nga Zajazi me ftesë të Hasan Malajt, vëllut të Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

Në momentin kur nisi ceremonia e dorëzimit të portretit gjigand të Heroit të Kombit Rexhep Malaj, atdhetarin e shqiptarin e madh Ali Ahmeti e tradhtoi loti!

Ka lot që burojnë nga dhimbja, dhe të tillë lot janë dëshmi e besnikërisë, respektit dhe dashurisë së pashuar për njeriun që ka lënë gjurmë të përjetshme në historinë e kombit të Tij!

Loti i Udhëheqësit Ali Ahmeti, për Udhëheqësin e Tij, Heroin e Kombit Rexhep Malaj, nuk ishte thjesht një emocion i çastit as i rastit!

Kur sytë e Ali Ahmetit u mbushën me lot para portretit të Udhëheqësit Rexhep Malaj, në ato momente foli zemra e një bashkëveprimtari të madh, foli zemra e një nxënësi politik besnik dhe e një luftëtari legjendar, që në aktivitetin e tij e kishte përjetuar madhështinë e figurës së Udhëheqësit të Tij!

Loti i Ali Ahmetit ishte shprehje e respektit për një udhëheqës që jetën e Tij ia kishte kushtuar lirisë dhe Pavarsisë së Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare!

Loti i Ali Ahmetit nuk ishte lot dobësie!

Loti i Ali Ahmetit ishte lot krenarie, ishte lot mirënjohjeje dhe lot besnikërie ndaj një ideali dhe ndaj njeriut që mbeti përgjithmonë në themelet e lëvizjes politiko-ushtarake kombëtare!

Ashtu sikur një fotografi, shumëherë edhe një lot flet më shumë se mijëra fjalë!

Loti i Udhëheqësit për Udhëheqësin, ishte një dëshmi e gjallë se figurat e mëdha nuk maten vetëm me forcën e karakterit, të vizionit politik apo të trimërisë në kohë të vështira, por maten edhe me madhështinë e shpirtit dhe besnikërisë ndaj atyre që u prijnë në rrugën te lirisë, të çlirimit dhe të Pavarësisë së popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 27 Qershor 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur shqiptar Yll Limani është përballur me një…