Kryeqyteti investon 333 mijë euro për Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, shtohet një kamion i ri
01 korrik 2026
| 12:27
Komuna e Prishtinës ka investuar 333 mijë euro për fuqizimin e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve, duke shtuar në flotën e saj një kamion të ri sulmues për intervenime në situata emergjente.
Sipas njoftimit, ky investim do të rrisë ndjeshëm kapacitetet operative të brigadës, duke mundësuar reagim më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas në mbrojtje të jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit.
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se investimet në shërbimet emergjente do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me synim përmirësimin e kushteve të punës dhe fuqizimin e kapaciteteve të zjarrfikësve, të cilët çdo ditë janë në vijën e parë të mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarëve.



